Flash News

KRYESORE

Revolta e Spaçit, deputeti i PD kërkon ndjesë, të pranishëm në takim edhe Meta e Vlahutin

Sot, 21 maji shënon 45-vjetorin e revoltës në burgun famëkeq të Spaçit.  Në nder të të përndjekurve që u ngritën, u mbajt një aktivitet përkujtues ku të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, si dhe deputeti i PD, Enekeled Alibeaj.

Ky i fundit në fjalën e tij kërkoi ndjesë në emër të shoqërisë, pasi sipas tij nuk është bërë mjaftueshëm për lartësimin e vlerave të kësaj kategorie.

“Është momenti për ndjesë, për ata që kanë patur diçka në dorë. Ndjesë që nuk kemi bërë aq shumë për ta, ndoshta e vendosëm në një lloj letargjie komunizmin, me shpresën se koha do e pluhuroste, por gjurma e dhimbjeve është shumë e madhe, harresa nuk e ka bërë zhdukjen e atij makthi, shpresoj se kaq shumë njerëz sa janë sot të mos jetë kjo dita e vetme për ta përkujtuar.

Ndjesë për të cilën ka kaq shumë nevojë shoqëria shqiptare. Ndjesë që ka nevojë e shkuara, ata që vuajtën e u persekutuan brenda këtyre mureve, ata janë heronjtë e vërtetë pasi 45 vjet më parë ngritën në piedestal vlerat morale të kësaj shoqërie. Ndjesë edhe për shoqërinë shqiptare që ka nevojë të rikujtojë idealin, atë çfarë i bëri ata rezultues të rrëzonin pishën komuniste.

Metastazat e komunizmit janë duke u ringjallur në forma të ndryshme, ndaj sot ka nevojë shoqëria shqiptare ti thërrasë kësaj kujtese”, u shpreh Alibeaj.

Të fundit