Flash News

KRYESORE

Rexhep Qosja: Herat a vonë, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Rexhep Qosja: Herat a vonë, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Pavarësisht kontestimeve, akademiku Rexhep Qosja deklaron se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.

Ndërsa komentoi marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës, në një intervistë për A2CNN, Qosja thotë se përplasjet që kanë ndodhur janë të pakuptimta dhe në kundërshtim me orientimin e Albin Kurtit.

“Këto fërkime janë të palejueshme. Këto janë në kundërshtim me orientimin e Albinit, por unë shpresoj se gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Këtu kemi intelektualë dhe akademikë që kanë shkruar Kosova ua ka thyer qafën dy perandorive, otomane dhe austro-hungareze, do ia thyejë edhe Shqipërisë. Kemi intelektualë që mendojnë se duhet të krijohet edhe kombi kosovar.

Çfarë do të thotë kjo? Ju lutem. Kush ua jep atyre këtë të drejtë? Çfarë përfaqësojnë ata që flasin kështu?! Populli shqiptar është ndarë me dhunë dhe për 100 vjet janë mbushur burgjet e Serbisë dhe Greqisë që kanë kërkuar bashkimit”.

“Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, sepse ky bashkim është më së pari në interesin e shqiptarëve. Unë mendoj se shtetet e Ballkanit, kur ta kuptojnë këtë punë do ta pranojnë. E kanë më mirë me një shtet shqiptar në BE sesa me një”, tha Qosja.

Të fundit