Rexhep Rraja kërkon gjykim të shkurtuar; pranon aktet e dosjes hetimore

Sot në Gjykatën e Krujës ka shkuar dosja e Rexhep Rrajes, djalit të deputetit të Partisë Socialiste, i cili akuzohet për veprën penale të dhunës e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.

I pandehuri, sipas Abc News, Rexhep Rraja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes hetimore, por jo akuzën e përndjekjes.

Rexhep Rraja u arrestua disa javë më pare, pasi ish -oficeri i policise Emiliano Nuhu denoncoi në media kërcënimet, sipas tij, nga disa eksponentëve socialistë për të mbyllur dosjen.

Vetë ish e dashura e Rrajës, Xhisiela Maloku vazhdon t’i qëndroje variantit të saj se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë për shkak të xhelozisë.