Flash News

KRYESORE

“Rezervuarët mund të çahen dhe të shkaktojnë tragjedi”

“Rezervuarët mund të çahen dhe të shkaktojnë

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka paralajmëruar se rezervuarët në vendin tonë, rrezikojnë të çahen, gjë që do të shkaktonte një tragjedi shumë të rëndë.

Panariti tha se duhet që të ngrihet një komision që të verifikojë gjendjen e rezervuarëve pasi pasojat do të jenë të rënda nëse ata do të çahen.

“Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin ë bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Shiko çfarë po ndodh, po çahen rezervuarët. Ka një sërë rezervuarësh që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuara. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuarët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë”, tha Panariti në emisionin ‘Të paekspozuar’.

Të fundit