Flash News

KRYESORE

Rezistenca e Plarent Ndrecës, a po përgatitet sekretari për postin e ministrit të Arsimit?

Rezistenca e Plarent Ndrecës, a po përgatitet sekretari për

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca ka bërë rezistencë të madhe ndaj urdhrave të ministres teknike, Mirela Karabina. Sot ai i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër ku shpreh shqetësimin lidhur me “aktet e paligjshme të ministres” dhe shkruan se ajo është “kthyer në uzurpuese të institucionit”.

Në Ministrinë e Arsimit ka mbizotëruar gjatë gjithë fushatës një klimë e tensionuar, që kulmoi me përfshirjen e policive private.

Karabina akuzoi Ndrecën si organizator të mosbindjes së punonjësve ndaj urdhrave të saj. Ajo mori vendimin për ta shkarkuar nga detyra, por DAP i rrëzoi vendimin.

Kjo rezistencë e Ndrecës justifikohet me faktin se sekretari po përgatitet për postin e ministrit të Arsimit. Ai ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish-ministres Lindita Nikolla, dhe mori përsipër të përballej me akuzat për shkatërrimin e maturës shtetërore.

Së fundmi, në disa portale, ku po publikohen listat me ministrat e qeverisë “Rama 2”, emri Plarent Ndrecës ndodhet aty si ministër i Arsimit.

Të fundit