Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gent Gaba
Kur një ligj është qartësisht i padrejtë, cila është sjellja e duhur e qytetarëve për të qëndruar brenda së drejtës? Nuk është një dilemë e thjeshtë. Hannah Arendt na ka mësuar se, në disa raste e keqja qëndron në zhvillimin, në mënyrë banale, të detyrave që na jepen, pa u shqetësuar aspak për pasojat e veprimit tonë. Sigurisht, momenti historik për të cilin flet Arendt ishte një çast çmendurie i shekullit të shkuar, sikurse janë të tilla të gjitha rrethanat në të cilat drejtësia ka treguar se është e drejtë të mos respektohet ligji, megjithatë ato momente ekstreme përligjin vlerën e këtij principi.
Nëse do të kërkonim diferencën midis së drejtës dhe të padrejtës në rastin e Teatrit Kombëtar, ku një projektligj mund të votohet këtë të enjte në Parlament nga një tufë kartonash që bëjnë detyrën e tyre “mediokre”, diferencat midis kohës për të cilën shkruan Arendt, dhe tonës, do të duken vocërrake.
Sepse, me Gjykatën Kushtetuese të paralizuar dhe të paaftë për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e projektligjit, nisma ligjore e Kryeministrit aktual paraqet një hap të rrezikshëm drejt autokracisë. Ku me ligj të posaçëm mund të prishen muzetë, bibliotekat, qendrat e qyteteve apo çdo gjë që mund të ngacmojë oreksin e një toge të vogël njerëzish.
Kësodore të drejtën nuk do të mund ta gjemë te ligjet, apo ky projektligj në veçanti, i cili është prodhimi i një kohe barbare që kërkon të godasë një pasuri shpirtërore të qytetarëve. Atë duhet ta gjejmë brenda nesh, duke kundruar domethënien e veprimeve dhe mosveprimeve tona kur, arbitrarisht, shembet një “monument i shumfishtë historik” - sikurse e cilëson akademiku Aurel Plasari në qëndrimin e tij të sotëm.
Kësaj krisjeje ligjore dhe morale, po i përgjigjen qytetarët e përgjegjshëm të vendit tonë në protestën e përditshme në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Ndërmjet dy ndërtesave paralele, të cilat ngjasojnë me dy krahë që shtrihen në një përqafim imagjinar midis godinës dhe mbrojtësve të saj, majekrahut të artistëve i janë përgjigjur edhe intelektualë të shumtë, duke sfiduar propagandën që ‘turbina’ qeveritare shpërndan në të katërta anët e vendit. Një përpjekje fisnike në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe shteti ligjor, që po zgjon ndërgjegjen e dremitur të atyre që e konsiderojnë këtë përballje një xanxë politike, dhe jo një përplasje midis shembësve dhe mbrojtësve të një monumenti të tri kohëve të Shqipërisë. Dhe pse jo, Kushtetuta shpirtërore e Kombit.
Edhe pse ora me rërë që shënon kohën e kësaj beteje është në grimcat e fundit, rezistenca e “mbrojtësve” duket çdo ditë më e fortë. “Keqardhjes kolektive” po i shtohen peshat e rënda të mendimit, me autoritet moral dhe shoqëror, të cilët po flasin, po shkruajnë dhe po firmosin peticionin e nisur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Në këtë “mosmarrëveshje” kundër arbitrarizmit autoritar, nëse ka një gjë që i dridh gjunjët e një pushteti arrogant, është bashkimi i njerëzve të thjeshtë me sipëranët e kulturës sonë. Dhe, nëse kjo betejë një ditë do të fitohet, paçka se ligji mund të miratohet nga shtatëdhjetë e katër të paparimtë, do të jetë sepse intelektualët e këtij vendi do të kenë dalë nga ngujimi i tyre. Jo si një përfshirje në politikën e ditës, e cila shihet si një gropë thithëse plot llum dhe mosmirënjohje, por si përfaqësues të ndërgjegjes më të thellë kombëtare, e cila ka nevojë më shumë se kurrë që bash me Teatrin, të shpëtojnë dhe atë çka mbetet nga demokracia.
Kjo “revoltë e atlasëve” tanë të mendimit, që po ngren çdo ditë zërin e tyre për një “shok të vjetër” në zgripin e jetës, duket e përgjysmuar nga mungesa e të pashmangshmit të letërsisë dhe kulturës sonë, Ismail Kadare. Kjo luftë duket e qëndisur për atë, dhe ai për të qenë shqyta e një tempulli, ku sigurisht do të ketë kaluar momente të paharrueshme jete, dhe ku janë vënë në jetë disa nga veprat e tij.
Sigurisht, do të jetë cytur nga ky trazim, dhe me shumë gjasë po tutet nga politizimi që “dy kullat hakmarrëse” (kështu i ka quajtur dikur dy partitë e mëdha të tranzicionit shqiptar), mund t’i bëjnë figurës së tij. Megjithatë, sikurse ka thënë edhe Kadare “ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”; ndoshta kjo kohë mund të vijë shumë shpejt.
Dhe, sikur kjo të ndodhte, do të shtrohej pyetja: A do te guxonte Rama të shembte Teatrin Kombëtar përballë Kadaresë?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38