Flash News

KRYESORE

Rezoluta kundër Metës/ Reagon Presidenca: Dekreti mbetet në fuqi dhe i detyrueshëm të zbatohet

Rezoluta kundër Metës/ Reagon Presidenca: Dekreti mbetet në fuqi

Menjëherë pas miratimit në kuvend të rezolutës kundër presidentit Meta, ka patur një reagim nga presidenca. Këshilltarët e presidentit Meta dolën në një konferencë për shtyp dhe thanë se zgjedhjet do të zhvillohen përtej qershorit, e për këtë kanë nisur konsultimet me aktorët politikë.

“Vendimet e presidentit kanë qenë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe akti i tij mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese”, tha këshilltari ligjor i Metws, Besnik Dervishaj.

Sipas tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar të zbatojë dekretin për datën e re që pritet të nxirret nga Meta.

Në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve përtej 30 qershorit këshilltarët e presidentit thanë se akti është i një natyre të veçantë, mbetet akoma në fuqi dhe është i detyrueshëm të zbatohet.

Të fundit