Flash News

KRYESORE

Rezoluta mbi rekomandimet e BE, Rama në dorë të aleatëve për ta miratuar, veç Tom Doshit voton edhe deputeti i LSI

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi rezolutën mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2018.

Pas largimit të opozitës nga salla e parlamentit, Rama është gjendur përballë një kuorumi të paplotësuar për votimin e kësaj rezolute.

Për këtë, i është dashur të bjerë në dorë të aleatëve dhe përmbushjes së kuorumit të nevojshëm. Kjo pasi nga 74 deputetë që ka PS, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ishte prezent pasi ndodhet në Holandë. Po ashtu, munguan Bashkim Fino dhe Niko Peleshi.

Megjithatë, rezoluta është votuar edhe me 3 vota nga PDIU, bashkë me Tom Doshin dhe deputetin e LSI, Robert Bitri.

Ky i fundit nuk është hera e parë që distancohet nga opozita e bashkuar dhe bashkon votat me PS.

 

 

Të fundit