Flash News

KRYESORE

Rezoluta/ Shqipëria në skaner, Bundestagu: Nëntë dështimet e qeverisë

Rezoluta/ Shqipëria në skaner, Bundestagu: Nëntë

Bundestagu gjerman ka vlerësuar gjendjen e Shqipërisë me përpjekjet e qeverisë për të siguruar votën pro për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.  Në rezolutë vihen në pah disa konstatime kryesore të grupeve parlamentare qeverisëse në Gjermani (CDU/CSU dhe SPD) lidhur me gjendjen në Shqipëri.

Sipas dokumentit, progres u arrit në disa prioritete kyçe, por problem është fakti që institucionet e reja në fushën e drejtësisë ende nuk janë funksionale.  Shqetësim ngelet kriza politike, por vlerësim negativ ka marrë lufta ndaj drogës. Shqipëria mbetet bazë e trafikut të drogës për tregun evropian, për më tepër që trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.

Konstatimet:

  1. Gjatë zbatimit të disa prioriteteve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale.
  2. Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.
  3. Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundesatgu i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike.
  4. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jo funksionale.
  5. Reforma Zgjedhore nuk është miratuar dhe rekomandimet e OSBE-ODIRH nuk janë zbatuar.
  6. Deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt.
  7. Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
  8. Të hetohen zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë.
  9. Reforma e administratës publike po përparon ngadalë.

Të fundit