Flash News

KRYESORE

Rezultatet e sondazhit: Opozita forcë e parë, 7% më lart se mazhoranca

Rezultatet e sondazhit: Opozita forcë e parë, 7% më lart se

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD - LSI.

Konkretisht, orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% në sondazhin e 3 prillit.

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga anketa e 3 prillit, ku PD kishte 39%.   Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot  -29 maj - është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit me 14%.

Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.

Sipas të dhënave, opozita (PD+LSI) renditet forcë e parë me 51.5%, ndërsa Partia Socialistë është forcë e dytë me 44.5%.

Të fundit