Flash News

KRYESORE

Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, balotazhi përcakton presidentin e ri  

Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, balotazhi

Zgjehdjet për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut pritet të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi në atë të parin dy kandidatët që morën më shumë vota, nuk arritën të kalojnë pragun prej 50 për qind.

Kështu, mediat maqedonase raportojnë se nga numërimi i kryer, kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë 315.651 vota apo 42,58%, Stevo Pendarovski i LSDM-së së Zoran Zaevit i mbështetur nga mbi 20 parti tjera maqedonase ka marrë 316.716 vota apo 42,72%, kurse Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 76.697 vota apo 10,35%. Reka ka fituar në të gjithë komunat me shumicë shqiptare, përveç komunës së Çairit.

Në kushte të tilla, Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova do të garojnë në balotazh më 5 maj dhe mes tyre pritet të shpallet edhe presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut.

 

Të fundit