Flash News

KRYESORE

‘Rezultatet konfirmim i zgjedhjeve të 2017-ës’, Zaimi: Pse e votuan shqiptarët e Kosovës Vetëvendosjen

‘Rezultatet konfirmim i zgjedhjeve të 2017-ës’, Zaimi: Pse

Anëtari i Kryesisë të Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, i ftuar në Real Story tha se shqiptarët e Kosovës votuan Vetëvendosjen për ndryshim.

Zaimi e sheh fitoren e Vetëvendosjes si ndëshkim i politikanëve të korruptuar.

“Rezultatet ishin konfirmim i rezultatit të zgjedhjeve në vitin 2017, por në atë kohë për shkak të konjekturave, VV nuk ishte në qeveri. Qytetarët votuan sidomos figura të reja në LDK, si Vjosa Osmani. Janë mbështetur figura jo të korrupsionit. U ndëshkuan figura të njohura që kanë kapur shtetin. Është treguar shenjë për të ecur përpara, për të pasur një rritje të cilësisë së jetës, për dinjitet të Kosovës në skenën ndërkombëtare, heqjen e barrierave tregtare, por edhe për bashkëpunim me Shqipërinë’-tha Arbër Zaimi.

Të fundit