Flash News

KRYESORE

Rezultati i zgjedhjeve, reagon Ndoka:  Fitorja e Ramës është votë e blerë

Rezultati i zgjedhjeve, reagon Ndoka:  Fitorja e Ramës është

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka kometoi sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Përmes një lidhje telefonike në News24’ Ndoka tha se ka qenë një proces i vështirë dhe delikat pasi qytetarët kanë marrë oferta nga më të ndryshmet. Ndoka akuzoi se fitorja e Ramës është e deformuar dhe me vota të blera.

Ndoka komentoi po ashtu mungesën e figurave të njohura në PD teksa tha se ata kanë përjashtuar veten por kjo nuk ka patur ndikim tek votat.

“Normalisht ishte një proces i vështirë dhe delikat, por pati vështirësitë e veta. Qytetarët janë përballur me oferta nga më të ndryshmet. Fitorja e Ramës është votë e deformuar dhe e blerë.” tha Ndoka .

Mungojnë figura të shquara nga PD që mund të ishin sot fituese, keni ndodnjë koment?

Kjo është politika, ata kanë përjhashtuar vetën, por kjo nuk ka patur kosto tek vota.

 

 

 

 

Të fundit