Flash News

KRYESORE

Rezultojnë debitor dhe pse pa ujë, fshati në gjyq me Ujësjellësin

Rezultojnë debitor dhe pse pa ujë, fshati në gjyq me

15 familje në fshatin Shalës të Elbasanit denoncuan penalizimin me pa të drejtë nga Ujësjellësi.

Atyre u janë bllokuar llogaritë bankare pasi figurojnë debitorë nga 2011-2016 dhe pse sipas tyre nuk kanë pasur ujë, madje as rrjet ujësjellësi.

Përveç tarifës 120 lekë të mirëmbajtjes së bashku me kamatvonesat, ata pretendojnë se janë tarifuar afrofe gjatë kësaj periudhe dhe pse uji mungonte.

Gjyqi është bërë në mungesë të tyre dhe tashmë çdo gjë ka kaluar në duar të përmbarimit.

Ujësjellësi Fshat Elbasan mohon faktin që fshati nuk ka pasur ujë, duke deklaruar se banorët thjesht refuzojnë të paguajnë ujin.

Ndërkohë Ujësjellësi Cërrik që mbulon tashmë këtë fshat me ndarjen e re territoriale pranon faktin se zona nuk ka pasur ujë, madje ka bërë dhe një investim.

Drejtori thotë se ka marrë masa nga periudha që ka marrë detyrën e tutje duke ndërprerë dhe tarifën 120 lekë, por nuk përgjigjet dot për periudhën përpara.OraNews

Të fundit