Flash News

KRYESORE

Rezulton i pavërtetë lajmi se vëllai i Valdrin Pjetrit është arrestuar në Itali

Rezulton i pavërtetë lajmi se vëllai i Valdrin Pjetrit

Politiko.al publikoi dje në mbrëmje një lajm bazuar ne një informacion të nje medie italiane,  artikull qe implikonte gabimisht vëllain e kryebashkiakut të ri të Shkodres, Valdrin Pjetri. Një rastesi aksidentale bënte që emri i nje shtetasi shqiptar të kapur në Itali për vjedhje makinash te quhej Dritan Pjetri, i njëjtë me të vëllanë e Z. Valdrin Pjetrit.

Dritan Pjetri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme ka telefonuar redaksine e Politiko me pretendimin se nuk është ai personi që permendej nga mediat italiane dhe rimerrej nga Politiko duke e lidhur me kryebashkiakun e Shkodrës. Politiko e hoqi shkrimin duke bërë një pakt me z. Pjetri, nëse pas verifikimeve bëhet lidhja mes ‘Dritan Pjetrit të Italisë’ dhe tij, shkrimi do të rikthehej në faqe. Përndryshe do të botonim nje përgënjeshtrim.

Pas verifikimeve të bëra nga gazetarët, Politiko arriti në përfundimin se Dritan Pjetri i shkrimit të medias italiane nuk ka lidhje - perveç emrit - me të afëmin e kryebashkishkiut të Shkodrës,ku diferencën e bën mosha e ndryshme e tyre. I arrestuari në Itali është 38 vjeç ndërsa i afërmi i kryebashkaikut rezulton të jetë 44 vjeç.

Politiko i kërkon ndjesë z. Pjetri dhe lexuesit për botimin e një lajmi të paverifikuar si dhe sa duhet, duke garantuar se diçka e tillë nuk do përsëritet.

Të fundit