Flash News

KRYESORE

Riatdhesimi i shqiptarëve, publikohen datat e fluturimeve

Ndërsa dje mbërritën në Tiranë 128 shqiptarë përmes linjës Frankfurt-Tiranë, sot dhe në ditët e tjera në vijim pritet të kryhen të tjera riatdhesime për shqiptarët e bllokuar pas mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike data e fluturimeve, kryesisht nga Tirana, Stambolli, Parisi, Zyrihu.

Po ashtu, ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka apeluar studentët të nxitojnë me prenotimet për udhëtimet me fluturimin Nju Jork-Londër-Tiranë.

“Studentët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe mundet të kapin fluturimin e datës 6 maj nga NEW YORK, BOSTON, WASHINGTON DC, DALLAS (Teksas), apo SEATTLE, duhet të kontaktojnë menjëherë agjensinë e udhëtimit, sipas këtij njoftimi.

Në se nuk ka më interes nga studentët (do mund të presim deri ditën e martë, 5 maj në mesditë EST time) vendet do i vëmë në dispozicion për qytetarët që janë në listë pritje. Në këtë moment kanë ngelur shumë pak vende të lira!”, shkruan ambasadorja.

 

Të fundit