Flash News

KRYESORE

Riatdhesohen 31 shtetas shqiptar nga Franca dhe Belgjika

Riatdhesohen 31 shtetas shqiptar nga Franca dhe Belgjika

31 shtetas shqiptar janë riatdhesuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin "Nënë Tereza" nga Franca dhe Belgjika pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.

FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.

Policia e Shtetit thotë se ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit.

Të fundit