Flash News

KRYESORE

Riatdhesohen 50 shqiptarë në 24 orët e fundit, shkelën rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’

Riatdhesohen 50 shqiptarë në 24 orët e fundit, shkelën

50 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ apo iu është refuzuar kërkesa për azil në Francë.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

“Udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së", ka theksuar Voda.

Të fundit