Flash News

KRYESORE

Riatdhesohen 98 shqiptarë të tjerë nga Italia, do të karantinohen në Durrës

Riatdhesohen 98 shqiptarë të tjerë nga Italia, do të

Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 98 shqiptarë të bllokuar në Bari të Italisë për shkak të pandemisë.

Ditën e djeshme kanë ardhur edhe një pjesë tjetër e shqiptarëve për t'u riatdhesuar, pasi kanë mbërritur një avion me 134 persona nga Milano, 110 kanë ardhur nga Roma dhe 45 nga Turqia.

Ndërkohë në orën 19:00 pritet të vijë edhe një avion tjetër me 132 shqiptarë, i cili do të niset nga Roma.

Shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë 100 euro biletën dhe cdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel.

Të fundit