Flash News

KRYESORE

Ribashkimin e "Stark-save" që nuk mundëm ta shihnim kurrë në ekran

Game of Thrones (GOT) është një nga shfaqjet televizive më të ndjekura në botë dhe ajo që bëjnë aktorët shfaqin interes për mediat dhe fansat.

Mbrëmë është zhvilluar Met Gala 2019 dhe e pranishme ka qenë edhe Sophie Turner me bashkëshortin e saj Joe Jonas.

Përveç veshjes dhe dukjes, momenti më emocionues ishte kur Sophie e cila luan rolin e Sansa Stark në GOT, u takua me aktorin Richard Madden, që luante Rob Stark.

Kujtojmë se në sezonin e parë të kësaj shfaqje televizive, familja Stark u ndanë, duke çuar më tej të gjitha zhvillimet dhe vetëm në sezonin e shtatë (7 vite më pas) ndodhi takimi i parë mes Sansas dhe Jon Snow dhe më pas me Aryan dhe Bran (përqafimet më emocionuse të të gjitha sezoneve).

Rob Stark nuk mundëm ta shihnim kurrë në ekran të dhuronte emocionin e ribashkimit me familjen. Por këtë përqafim na e dhuruan mbrëmë, jashtë ekranit dhe kamerave. Një përqafim real dhe miqësor.

Kasti i GOT kanë shumë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin edhe pse kanë një vit që kanë përfunduar xhirimet.

Të fundit