Flash News

KRYESORE

Richard Grenell: Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara, ishte dhe kundër ideve të Obamës dhe Bushit

Emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi kreu i VV-së Albin Kurti paralajmëroi se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e firmosur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë kur ai të rikthehet në postin e Kryeministrit.

Grenell, në një postim në Twitter, shprehet se është e sigurt se Kurti është kundra Shteteve të Bashkuara dhe se ai ka qenë dhe kundra ideve të Obamës dhe Bushit, duke nënkuptuar se kreu i VV-së gjatë gjithë karrierës së tij politike e ka shoqëruar anti-amerikanizmi.

"Një gjë është e sigurt, që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamës dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiranë; punët bëjnë." shkruan Grenell.

 

 

https://politiko.al/kurti-sdo-ta-respektoj-marreveshjen-e-uashingtonit-kur-te-kthehem-ne-qeveri/

Të fundit