Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ridvan Bode te Banka e Shqipërisë: Pse pranova ofertën e kryeministrit Rama
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka treguar se si e mori ofertën nga Rama dhe pse vendosi të pranojë emërimin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në emisionin “A2 Business Week” në A2 CNN, Bode zbuloi se me Ramën nuk ka pasur ndonjë takim por se propozimi iu bë përmes një ndividi, emrin e të cilit nuk e bëri publik.
“Eksperienca ime e gjatë në çështjet e financave publike dhe kontributeve që kam dhënë, për shkak të angazhimit tim politik në fushën e ekonomisë dhe të financave të vendit, ishte intriguese pas momentin kur unë nuk isha më në politik. Praktikisht, pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk kam qenë i angazhuar. E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, theksoi Bode.