Flash News

KRYESORE

Riemërohet kupola e Elbasanit, detyrat që marrin në Policinë e Shtetit

Ish-krerët e policisë së Elbasanit të shkarkuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako në tetor të vitit të kaluar janë kthyer në detyra të rëndësishme.

12 zyrtarë të policisë së Elbasanit të cilët u shkarkuan në kuadër të masave ndëshkimore që u morën pas ngjarjes ku një makinë e blinduar e personave me precedent penal goditi automjetin e zv.drejtorit të rendit Gjergji Oshafi.

 Oshafi pak muaj pas shkarkimit me akuzën e mosveprimit ndaj elementëve kriminalë, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Tiranës si specialist në  sektorin e narkotikeve.

Ndërkohë ish-drejtori i Policisë të Qarkut të Elbasanit Arben Dashi, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si drejtor i analizës dhe informacionit kriminal.

Kryekomisar Zija Sulaj, pas shkarkimit në Elbasan është transferuar shef komisariati në Dibër. Ky i fundit më parë ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan. Kryekomisar Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër.

Ish-drejtuesit e policisë së Elbasanit u akuzuan vitin që shkoi se nuk vepruan në kohë duke mos arrestuar autorin e goditjes ndaj nëndrejtorit të policisë. Autori i dyshuar i këtij incidenti, Enea Bekteshi u kap vetëm pas ndërhyrjes së forcave RENEA nga Tirana që u dërguan në Elbasan për të vënë në kontroll situatën.

 

Të fundit