Flash News

KRYESORE

Rifillon kampionati grek, masa të ashpra për të parandaluar dhunën

Rifillon kampionati grek, masa të ashpra për të parandaluar

Pas një ndërprerje disa javore, e cila erdhi për shkak të ngjarjeve që ndodhën gjatë ndeshjes mes PAOK-ut dhe AEK-ut, ku presidenti i klubit të PAOK-ut, Ivan Savvidis, hyri në fushë i armatosur, ministria greke e Sportit ka vendosur rifillimin e kampionatit.

Por këtë herë me një rregull shumë më të fortë i cili është pranuar nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Çdo klub i cili ka problem me dhunën tre herë në një sezon, në mënyrë automatike do të përjashtohet nga kampionati. Gjithashtu parashihen dënime të ashpra për klubet dhe drejtuesit e tyre të cilët me deklaratat e tyre nxisin dhunë.

 

 

Të fundit