Flash News

KRYESORE

Riforcimi i Europës, Macron: Të krijojmë një doktrinë të përbashkët

Riforcimi i Europës, Macron: Të krijojmë një doktrinë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar sot riforcimin e  Europës, ku ndër të tjera thekson rëndësinë e krijimit të një buxheti për mbrojtjen e përbashkët dhe një doktrine për të reaguar.

Macron kërkoi gjithashtu krijimin e një Akademie Evropiane të Inteligjencës, një Prokurori Evropiane kundër Terrorizmit, një forcë të përbashkët në mbrojtjen civile kundër katastrofave natyrore si dhe një zyrë evropiane për azilin dhe një polici evropiane për kufijtë.

Presidenti deklaroi se Evropa ishte shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, ishte thelbësore për ta ringjallur përballë sfidave të mëdha në botë, shkruajnë mediat e huaja.

“Evropa që ne njohim është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, por vetëm Evropa mund të na japë një kapacitet për veprim në botë përballë sfidave tona kontemporane”, deklaroi ai teksa prezantoi propozimet për rifillimin e projektit evropian.

 

Të fundit