Flash News

KRYESORE

Rihanna bashkohet me kompaninë e rëndësishme të modës për të krijuar markën e saj të veshjeve

Mesa duket dita kur të shohim sërish Rihannen në muzikë do të jetë e largët. Ajo prej disa kohësh i është përkushtuar biznesit por mesa duket dëshiron që të zgjerohet akoma më shumë. Shumë shpejt, këngëtarja nga ishujt Barbados do të ketë markën e saj të veshjeve. Për këtë ajo është bashkuar me kompaninë e madhe të luksit LVMH, pjesë e së cilës janë Dior, Louis Vuitton etj. Rihanna dhe LVMH kanë bërë me dije për mediat se marka e re e luksit do të vendoset në Paris dhe do të mbajë emrin Fenty, ashtu si linja e të brendshmeve dhe e kozmetikës që Rihanna ka themeluar paraprakisht. “Të gjithë e njohin Rihanna-n si një këngëtare të shkëlqyer, por nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Fenty Beauty, kam zbuluar një sipërmarrëse të vërtetë, një CEO të vërtetë dhe një drejtuese të shkëlqyer. Ajo e ka gjetur natyrshëm vendin e saj të plotë tek LVMH. Për ta mbështetur Rihanna-n në ndërtimin e Fenty Maison, kemi ndërtuar një skuadër të talentuar dhe multikulturore të mbështetur nga burimet e kompanisë.  Jam krenar që LVMH po drejton këtë sipërmarrje dhe shpresoj që të jetë një sukses i madh!”- tha CEO i LVMH, Bernard Arnault.

Të fundit