Flash News

KRYESORE

Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder, si justifikohet këngëtarja

Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder, si justifikohet këngëtarja

Këngëtarja e shumëpërfolur Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj sheik miliarder. Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Rihanna ka qenë në një lidhje me milarderin saudit Hassan Jameel.

Por burime pranë këngëtares, kanë treguar për mediat e huaja se së fundmi i ka dhënë fund marrëdhënies së saj. Madje ka qenë Rihanna ajo që ka mbyllur gjërat duke thënë se është lodhur nga djemtë në jetën e saj.

“Ata kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë por Rihanna i dha fund lidhjes me justifikimin se është lodhur nga burrat”- ka treguar konkretisht i njëjti burim.

Tashmë këngëtarja është beqare dhe ndoshta do i përgjigjet mesazheve të Noizyt.

 

Të fundit