Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Rihanna "nominohet" për të zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth II
Qeveria e ishullit Barbados në Karaibe ka njoftuar të martën se ata po planifikojnë të lenë plotësisht të kaluarën e tyre koloniale. Shumë shpejt duket se ato do të largojnë nga kreu i vendit Mbretëreshën 94-vjeçare Elizabeth II.
Dhe është gati edhe një emër. Bëhet fjalë për Rihanna-n, këngëtaren e njohur e cila është nominuar nga fansat e saj që e duan si kryetare. Kjo nuk është e pamundur, duke marrë parasysh që në vitin 2018, ajo u emërua Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme në këtë vend, një përgjegjësi që iu dha kushtuar promovimit të turizmit, arsimit dhe investimeve në vend. Ndërsa në 2017, rruga në të cilën ajo u rrit, u riemërua si Rihanna Drive.