Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Rikthehem në këtë sallë që nga 2017-ta”, Bregu: Politika shqiptare ka ndryshuar, do ndaj me ju një kambanë alarmi
Majlinda Bregu i është bashkuar panelit të konferencës së 16-të të komisioneve parlamentar për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asocimit të Evropës Juglindore.
Ndërsa rikthehet për herë të parë në këtë sallë që pas 2017-ës, tashmë si sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu ka ngritur edhe një kambanë alarmi, referuar nga të dhënat e studimeve të kryera me popullsinë e rajonit.
“Është hera ime e parë që rikthehen në këtë sallë që nga shtatori 2017, asokohe takimi i fundit ishte shkolla evropiane. Sot jam në tjetër pozicion ku shoh pak më qartë se çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre viteve, jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe në rajonin.
Do doja të ndaja me ju atë që është kambana e alarmit të asaj çka perceptojnë qytetarët në rajon. Jemi në një presion të jashtëzakonshëm të zhvendosjes së popullsisë nga rajoni ynë. Në 5 vitet e fundit është larguar rreth 1/3 e popullsisë. Nuk është dukuri që vjen duke rënë.
Rreth 23 % e të rinjve në Rajon aktualisht nuk janë as punë, as në shkollë dhe as duke u trajnuar. Kjo është mjaft shqetësuese nëse bëjmë prognozën se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. Alarmante janë edhe shifrat të tjera në Balkan barometrit, qasen e bashkohen bashkë që ishin surprizë për ne, 61% e të rinjve në rajon thonë se janë pro integrimit europian dhe shpresojnë që e ardhmja europiane të përmirësojë realitetin në vendin e tyre, por po 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre, nëse nuk ndodh kjo gjë”, u shpreh Bregu.