Flash News

KRYESORE

Rikthehen abonetë e transportit urban për qytetarët

Rikthehen abonetë e transportit urban për qytetarët

Për herë pas rikthimit nga situata e pandemisë, kanë dalë abone në treg të transportit urban.

Abonetë e urbanëve kanë nisur të shpërndahen në kioska, por ato shpërndahen dhe nga vetë faturinot në autobusë. Ato do të jenë të vlefshme për muajin shtator.

Transporti urban u ndërpre në muajin mars për shkak të virusit COVID-19, ndërkohë që dhe me rinisjen, në muajin korrik dhe gusht qytetarët kanë udhëtuar pa pasur mundësinë e blerjes së aboneve.

Të fundit