Flash News

KRYESORE

Rikthehen maskat, grabitet më armë zjarri një karburant në autostradë

Rikthehen maskat, grabitet më armë zjarri një karburant në

Grabitet me armë zjarri një pikë karburanti në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka marrë paratë e xhiros në karburantin në pronësi të F.S.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Të fundit