Flash News

KRYESORE

Rikthehen maskat në Bulqizë, grabisin shinat dhe lidhën rojen

Rikthehen maskat në Bulqizë, grabisin shinat dhe lidhën rojen

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Bulqizës është paraqitur një person në, i cili ka denoncuar se dy persona të paidentifikuar e kanë grabitur.

 Shtetasi A.D, 58 vjeç banues në Fushë-Bulqizë, ishte  roje tek  ish parku i minierës në Qytet të Ri Bulqizë, ku ka deklauar se :

Rreth orës 01.15, dy persona të paidentifikuar kanë prerë rrjetën rrethuese dhe janë futur brenda rrethimit të ish parkut ku me anë të një fashete kanë lidhur shtetasin e lartëpërmendur  dhe me anë të një automjeti  me karroceri dyshohet të  kenë vjedhur rreth 24 copë shina galerie (që shërbejnë për transport brenda galerive të kromit) me gjatësi nga 6 metër secila.

Shtetasi A.D, ka deklaruar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit