Flash News

KRYESORE

Rikthehen maskat në Shkodër, qëllojnë me breshëri plumbash në drejtim të mjetit të 50-vjeçarit

Rikthehen maskat në Shkodër, qëllojnë me breshëri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, dy persona të maskuar dhe që udhëtonin në një motor kanë qëlluar në drejtim të mjetit të një 50-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Daragjat në rrugën Shkodër-Velipojë, por fatmirësisht 50-vjeçari Alban Luka u ka shpëtuar plumbave.

Mësohet se në dëshminë e Lukës në polici, autorët e kanë ulur në gjunjë duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik në makinë.

Luka ka deklaruar se nuk ka konflikte të mëparshme, ndërsa priten detaje zyrtare nga policia.

Të fundit