Flash News

KRYESORE

Rikthehen ngjarjet e rënda në Bulqizë, tritol “Audit” të administratorit të kromit

Rikthehen ngjarjet e rënda në Bulqizë, tritol

Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Bulqizë. Automjetit të administratorit të një galerie kromi në Fushë Bulqizë i është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017,  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar  një shpërthim.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:Në afërsi të banesës së shtetasit F.D,  rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë  (administrator i një galerie kromi),   automjetit tip “Audi Q7”,  në pronësi të tij, në pjesën e  pasme  i kishin vendosur  lëndë plasëse e cila  ka shërthyer”.

Nga shpërthimi është  dëmtuar pjesërisht automjeti, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Grupi hetimor po vijon  punën  në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit