Flash News

KRYESORE

Rikthehen protestat e “jelekë-verdhëve” kundër qeverisë franceze

Rikthehen protestat e “jelekë-verdhëve” kundër

Janë rikthyer sërish protestat e “jelekë-verdhëve” kundër qeverisë së Emmanuel Macron.

Në javën e 22-të, protestuesit më të shumtë në numër u ngritën fillimisht me një tubim paqësor.

Situata është agravuar në qytetin jugperëndimor të Tuluzës, ku dhjetëra protestues u përplasën me policinë. Ata i vendosën zjarrin disa koshave të mbeturinave.

Sipas ministrisë së Brendshme, këtë javë u numëruan rreth 31 mijë demonstrues në të gjithë vendin dhe 5 mijë vetëm në Paris.

Protestat e “Jelekëve të Verdhë” nisën nëntorin e vitit të kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.

Të fundit