Flash News

KRYESORE

Rikthehen reshjet e dëborës, izolohen fshatrat në Dibër

Rikthehen reshjet e dëborës, izolohen fshatrat në Dibër

Për shkak të reshjeve të dendura të borës gjatë orëve të fundit, sërish janë izoluar disa fshatra në qarkun e Dibrës.

Raportohet se të bllokuara kanë mbetur fshatrat si: Lura, Kalaja e Dodës, Ostren, Trebishtë dhe Selishtë. Si pasojë e reshjeve, lëvizja me automjete është vështirësuar, ndërsa në disa zona është e pamundur të lëvizet.

Kujtojmë që Dibra është ndër qarqet me reshje më të shumta bore gjatë vitit, ku dhe bllokimet e rrugëve janë më të shpeshta. Si pasojë nxënësit izolohen dhe shkollat mbyllen për ditë me radhë.

Të fundit