Flash News

KRYESORE

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, probleme në disa akse rrugore

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, probleme në disa akse

Mbrëmja e së shtunës ka sjellë reshje dëborë në veri dhe juglindje të vendit. Për pasojë, në disa akse rrugore, ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Reshjet kanë përfshirë rajonin e Kukësit, duke shkaktuar vështirësi edhe përgjatë Rrugës së Kombit. Po kështu në qarkun e Korçës, zonat malore, si dhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë regjistruar intensitet të lartë të reshjeve, duke sjellë edhe probleme në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet më të pakta të borës janë regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë, vetëm me dy centimetra, ndërsa në Dardhë bora ka kaluar mbi 20 cm.

Të fundit