Flash News

KRYESORE

Rikthehen reshjet pas ditëve me diell

Rikthehen reshjet pas ditëve me diell

Pas disa ditësh me diell dhe temperatura të ngrohta, vendin e tyre do ta zënë sërish reshjet e shiut dhe moti i zymtë.

Meteorologët sqarojnë se në orët e mesditës së sotme pritet të ketë reshje në të gjithë vendin, por të dobëta.

“Sot priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, kryesisht në orët e mesditës. Në zonat malore në lindje, në hapësira mjaft të kufizuara ndonjë reshje mund të jetë intensive”, thuhet në njoftimin e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ndërsa temperaturat do të variojnë nga 4-19 gradë celsius në bregdet.

Të fundit