Flash News

KRYESORE

Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Vlorë, tritol derës së një objekti

Një shpërthim me eksploziv është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në derën e jashtme të një objekti të pabanuar.

Nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por si pasojën e shpërthimit janë shkaktuar dëmtime të objektit në pjesën e jashtme.

Njoftimi

Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.

Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

Të fundit