Rikthehen “Tre muskutjerët”, nesër koncert tek ‘Amfiteatri i Tiranës”

Edhe ata që se duan rock-un, i duan “Tre muskutjerët”: Aleksandër Gjokën, Redon Makashin dhe Elton Dedën. Janë të shumtë fansat e tyre dhe ata që pyesnin vazhdimisht kur do mund t`i shihnin sërish bashkë. Treshja është ribashkuar dhe njëherë për të ardhur me një koncert madhështor tek “Amfiteatri i Tiranës” ditën e nesërme në orën 20:00.

Historia e rock-ut shqiptar nuk konceptohet dot pa zërin e treshes që do kemi mundësi të shohim nesër tek “Amfiteatri”.

Në një mbrëmje me muzikë, emocione dhe adrenalinë, Gjoka, Deda dhe Makashi do të rikthehen edhe njëherë për publikun.

“Amfiteatri i Tiranës” është kthyer në skenën me të rëndësishme së fundmi për këngëtarët të cilët kanë bërë karrierë prej vitesh në muzikë. Para disa kohësh ishte Aurela Gaçe dhe para disa muajsh Soni Malaj që festuan dekadat e tyre në muzike me koncerte recitale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksander Gjoka (@aleksandergjokaofficial) on