Flash News

KRYESORE

Rikthehet çmimi “At Zef Pllumi” në memorialistikë dhe publicistikë

Rikthehet çmimi “At Zef Pllumi” në memorialistikë

Bashkia e Lezhës ka vendosur të rikthejë çmimin letrar “At Zef Pllumi” në memorialistikë dhe publicistikë, çmim i krijuar nga ish Komuna Shëngjin në vitin 2011.

Bashkia fton autorët dhe botuesit që do të duan të marrin pjesë në këtë konkurs të dorëzojnë pranë bibliotekës së qytetit, ku do të jetë vendosur juria, dy kopje të librave konkurues deri në datë 13 dhjetor 2019.

Kopjet e librave mund të dërgohen dorazi ose me postë në adresën e Bibliotekës “Gjergj Fisha”, Lezhë.

Ceremonia e shpalljes së fituesve të çmimeve do të organizohet në datë 21 dhjetor 2019 në Lezhë.

Për orën dhe vendin e ceremonisë do të ketë një komunikim të dytë nga Bashkia dhe grupi organizator.

Bashkia Lezhë u uron pararaprakisht mirënjohjen për pjesmarrjen në çmimin që mban emrin e madh të At Zef Plliumit, autorit të veprës monumentale, “Rrno veç me tregue” dhe veprave të tjera me peshë në letrat mbarëkombëtare.

Të fundit