Flash News

KRYESORE

Rikthehet derbi i Ballkanit, Skënderbeu do përballet me Partizanin e Beogradit

Derbi i Ballkanit do të rikthehet në futbollin europian. Shorti i Europa League ka vendosur në të njëjtin grup skuadrën shqiptare të Skënderbeut me serbët e Partizanit të Beogradit. Tre vite pas ngjarjeve të dhunshme në Beograd, një tjetër skuadër shqiptare do të rikthehet në stadiumin e Partizanit, ndërsa serbët do të rikthehen në 'Elbasan Arena'.

Kundërshtarët e tjerë të Skënderbeut në grupin B janë Dinamo e Kjevit dhe zvicerianët e 'Young Boys'. Me këtë grup nuk mund të thuhet se shanset e skuadrës shqiptare janë zero, pasi loja e treguar kundër Dinamos së Zagrebit flet për një ekip që mund të përballet denjësisht me rivalët që shorti i vuri përballë.

Sa i përket ekipeve të tjera europiane, Milani do të përballet me austriakët e Vjenës, Rijekën dhe AEK; Arsenali ka rivalë BATE-n, Koln dhe Crvena Zvezda, Lioni do luajë kundër Evertonit dhe Atalantës, ndërsa Lazio ka përballje interesante me Nicen.

Të fundit