Flash News

KRYESORE

Rikthehet dhuna në tribunën ‘VIP’/ Presidenti i Laçit godet Refik Halilin

Rikthehet dhuna në tribunën ‘VIP’/ Presidenti i

Ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Tiranës nuk ka kaluar pa incidente. ‘Procesi Sportiv’ raporton se presidenti i Tiranës, Refik Halili ka denoncuar në polici kolegun, Pashka Laska per dhune.

“Sherr mes Presidentit të Laçit Pashk Laska dhe presidentit tëTiranës Refik Halili. Ky i fundit ka denoncuar Laskën për goditje. Përplasja ka ndodhur pas ndeshjes Laçi-Tirana në Kupë. Informacione te tjera në vijim”, shkruan PS.

Tirana u kualifikua në gjysmë-finalen e Kupës së Shqipërisë, pavarësisht humbjes 2:0, pasi në ndeshjen e parë, bardheblutë e fituan 3:0 dhe tani pret hedhjen e shortit per te njohur kundershtarin.

Edhe ndeshja e javës së 26-të të Kategorisë Superiore mes dy klubeve u shoqërua me incidente, pasi djali i presidentit të Laçit , Kleo Laska qëlloi sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngo. Komisioni i Disiplinës ne FSHF pezulloi 9 ndeshje zyrtarin e Laçit dhe 8 takime sulmuesin e Tiranës për ngjarjen.

Të fundit