Flash News

KRYESORE

Rikthehet Elhaida Dani, publikohet kënga e re (Video)

Rikthehet Elhaida Dani, publikohet kënga e re (Video)

Elhaida Dani është rikthyer në tregun muzikor me këngën e saj më të re “Më mbaj”. Videoklipi është publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Youtube’ dhe kënga është në bashkëpunim me Dj Oltin.

Elhaida thotë se kjo këngë tregon rikthimin e saj dhe paralajmëron shumë projekte të reja.

“Dua të falenderoj të gjithë skuadrën për punën e palodhur dhe pasionin e dedikuar kësaj kënge! Shumë projekte të reja janë duke ardhur dhe ‘më mbaj’ është vetëm rikthimi”, shkruan këngëtarja.

Autore e tekstit të ‘Më mbaj’ është vet Elhaida, ndërsa muzikën e ka realizuar në bashkëpunim me Zenon.

 

Të fundit