Flash News

KRYESORE

Rikthehet KPK, del para vettingut prokurori i Apelit në Durrës

Rikthehet KPK, del para vettingut prokurori i Apelit në Durrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer në funksion të plotë pas pushimeve njëmujore gjatë gushtit.

Seanca e sotme nis me vettingun e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Bujar Hoti.

Sipas KPK, trupi gjykues është i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici.  Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë. Megjithatë, prej vitit 2013 ai ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Bujar Hoti zotëronte një pasuri familjare me vlerë 810 mijë lekë në vitin 2003, e cila përbëhej nga një apartament i përfituar përmes privatizimit, një sipërfaqe toke bujqësore e falur nga prindërit dhe një makinë “Mitsubishi”.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.

Të fundit