Flash News

KRYESORE

Rikthehet “Mr.Bean”, këtë herë në rolin e një agjenti sekret

Rikthehet “Mr.Bean”, këtë herë në rolin e

Të gjithë i njohim dhe jemi argëtuar me humorin anglez të Rowan Atkinsonin, i njohur ndryshe si “Mr. Bean”. Ai ka qenë vazhdimisht pjesë aktive e produksioneve filmike, ndërsa së fundmi do të na surprizojë ndërsa vjen me rolin e një agjenti sekret.

Në muajin shtator pritet të dalë në kinema vazhdimi i filmit të tretë për agjentin Johnny English.

Krahas Atkinson, në rolet kryesore paraqiten edhe Olga Kurylenko, Jake Lacy e Emma Thompson, ndërsa realizimi i filmit i është besuar regjisorit David Kerr.

Aventura e re e filmit aksion-komedi fillon kur pas një sulmi kibernetik, zbulohet identiteti i të gjithë agjentëve sekretë në Britani të Madhe.

Në këtë mënyrë, English mbetet shpresa e fundit e shërbimeve sekrete. Ai detyrohet të kthehet nga pensionimi dhe niset në misionin, në të cilin duhet ta gjejë hakerin, i cili e ka bërë sulmin. Si agjent sekret nga shkolla e vjetër, Johnny përballet me sfidat e teknologjisë së re për ta kryer me sukses misionin.

Megjithatë, duhet pritur deri në muajin shtator kur filmi të dalë në të gjitha kinematë ndërkombëtare.

Të fundit