Flash News

KRYESORE

Rikthehet në Brazil 26 ton mish pule që rezultoi me salmonelë

Rikthehet në Brazil 26 ton mish pule që rezultoi me salmonelë

Ngarkesa prej 26 ton mish pule e bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës më datë 03.05.2017, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp do të rikthehet në vendin e origjinës në Brazil.

Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ka ndjekur me përgjegjësi hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve.

Të fundit