Rikthehet në Champions League, Chelsea 200 milionë euro për merkaton e verës

Pas një viti pushim, Chelsea rikthehet sezonin e ardhshëm të luajë në Champions League. Ekipi është fokusuar tek merkato e verës për të forcuar ekipin dhe sipas “Telegraph” trajneri Antonio Conte do të ketë në dispozicion 200 milionë euro për të bërë blerjet e reja.

Romelu Lukaku, Van Dijk, Tiemoue Bakayoko, Gareth Bale dhe Leonardo Bonuçi janë emrat e përfolur që mund të kalojnë te Chelsea.