Flash News

KRYESORE

 Rikthehet në Shqipëri boksieri Uldedaj pas triumfit të ndeshjes në Gjermani

 Rikthehet në Shqipëri boksieri Uldedaj pas triumfit të

Pas ndeshjes së suksesshme të boksit që fitoi në Gjermani, rikthehet në vendlindje boksieri Jurgen Uldedaj. 20-vjeçari është pritur me një ceremoni shumë të veçantë të organizuar nga Bashkia e Lezhës. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka thënë se është krenari për të gjithë shqiptarët fakti që Uldedaj ka arritur të bëjë emër në mes të Gjermanisë.

Por edhe boksieri nuk i kursyer falënderimet për shqiptarët dhe veçanërisht për lezhjanët për mbështetjen që i kanë dhënë.

Pas vlerësimit me medalje në kampionatet botërore dhe europiane të boksit, së fundmi 20-vjeçari, Jurgen Uldedaj arriti të siguroj titullin “German International Cruiserweight” për peshat 90 kilogram. Ai fitoi duelin ndaj boksierit Çek 33-vjeçar Jakub Synek, duke dominuar në të gjitha raundet.

Të fundit