Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
‘Rikthehet’ ofruesi i paketës McAllister+: Zgjedhjet pa opozitën, jo të mira. Protestat, normale në demokraci
Ish-negociatori i krizës politike të vitit 2017, David McAllister, në një intervistë për A2 CNN u bën apel palëve politike të gjejnë një zgjidhje për krizën politike në vend.
Pyetur nëse duhet të shtyhet data 30 qershor, politikani i lartë gjerman thekson se “une nuk jam mazhoranca e as opozita", ndërsa tubimet, per te cilat opozita akuzohet per dhune, i quan normale për një vend demokratik.
“Protesta në demokraci është diçka normale. Dhe sigurisht qeveria dhe opozita kanë këndvështrime të ndryshme. Ne kemi lirinë e fjalës dhe të shprehjes, të kuvendimit. Në botën demokratike kjo është shumë mirë. E rëndësishme është që në demokraci të gjitha protestat të bëhen në mënyrë paqësore”.
Deputeti i partisë Kristian Demokrate përmes një gjuhe diplomatike, nuk do të dëshironte që zgjedhjet lokale të organizoheshin opozitën, siç pretendon kryeministri Edi Rama.
“Unë mendoj që zgjedhjet janë të mira kur të gjitha partitë politike janë të përfshira dhe marrin pjesë në zgjedhje. Por, gjithsesi, ka shumë gjëra në politikën e brendshme shqiptare që nuk do doja t’i komentoja me detaje”, sqaron McAllister, paketa e të cilin nuk gjeti dakordësine e Edi Rames dhe zgjidhja erdhi pas zbarkimit të amerikanit Hoyt Brian Yee, i njohur me epitetin ‘buldozeri’.